21.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Rruga e paasfaltuar ‘përçan’ LDK-në e Suharekës (Video)

Një rrugë e paasfaltuar në fshatin Bllacë ka shkaktuar një lloj përçarjeje në LDK-në e Suharekës, parti që e udhëheq këtë Komunë.
Qefser Hoxha, banor i Bllacës dhe aktivist i LDK-së, akuzon kryetarin e Komunës, Sali Asllanajn, për “tradhti”, pasi që sipas tij ai nuk e ka mbajtur fjalën për ta asfaltuar rrugën e lagjes ku jeton ai.
Sipas Qefserit, lagjes Hoxha, e cila ka rreth 80 shtëpi, nuk po i asfaltohet rruga, e disa lagje me shumë pak shtëpi kanë rrugë shumë më të mira.

Ai thotë se rrugët janë shtruar me kalkulime politike.
“Edhe aty është bërë me prapavijë politike. Kryetari i LDK-së i fshatit, një çun, ai për arsye personale pse i kanë dhanë votën në atë lagje më shumë. Edhe për inate personale e politike i ka marrë e i ka çu si prioritete në Komunë rrugët që deri dje kanë qenë rrugë të arave”, thotë ai.
E kryetari Sali Asllanaj ndihet i befasuar nga fjalët e Qefserit.
“Përkundrazi, Qefseri si një anëtar i partisë, kushtimisht me thënë i LDK-së, nuk do duhej me qenë kritik ndaj një pozicioni të tillë”, u shpreh i pari i Suharekës, i cili është edhe kryetar i Degës së LDK-së në këtë qytet.
Kryetari Asllanaj shtoi se Komuna nuk bën ndarje në baza partiake kur i jetëson projektet komunale.
“Sepse ne nuk do të shtrojmë asnjë rrugë për hatër të LDK-së, do të shtrojmë rrugë vetëm për hatër të qytetarëve. Nuk ka një rrugë që kishim thënë se kjo rrugë është e LDK-së, PDK-së e kjo e AAK-së. Secila rrugë është e qytetarëve tanë”, tha për KALLXO.com kryetari Asllanaj.
Mirëpo ndryshe thotë Qefser Hoxha.
“Ndoshta ai është dashtë me u mbrojtë politikisht këtu, por unë po flas realisht çfarë qëndron dhe çfarë më ka thënë kryetari. Ai është një njeri serioz, por problemi është se vet kryetari më ka thënë se është vendim nga kryeministri Mustafa që të mos pranohen projektet që vijnë nga një kryetar i një subjekti tjetër, ndërsa ne i pranojmë vetëm projektet që vijnë nga kryetari i degës së LDK-së nëpër fshatra”, u shpreh Hoxha.
Ndërsa kryetari i Degës së LDK-së në Bllacë, Maksut Pirku, i kundërpërgjigjet Qefserit duke thënë se ai e ka marrë personale këtë çështje. Ai akuzat e tij i ka quajtur subjektive.
“Krejt subjektive. Në fshat janë të koordinuara shumë mirë të gjitha partitë politike dhe asnjë problem se kemi me këtë temë. Ne jemi të marrun vesh, e çojmë shumë mirë mes veti, s’kemi probleme”, u shpreh Maksuti.
Kreu i Komunës së Suharekës u zotua se vitin e ardhshëm do të përfundohet edhe rruga ku gjendet shtëpia e Qefser Hoxhës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img