14.8 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Rugova nuk merret me përgjimet: Ato po i dëgjojnë të gjithë

Zyrtarët e LDK-së po tregohen të matur kur po flasin për përgjimet e aferës “Pronto II”, në të cilën po dëgjohen zyrtarët e PDK-së teksa zhvatin shtetin, punësojnë njerëz, eliminojnë kundërshtarë nga pozita shtetërore.
Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova ka thënë se këto përgjime po i dëgjon i gjithë populli.
Ai ka refuzuar të komentojë më shumë lidhur me këtë skandal të partnerit qeveritar.
I vogël e i madh në LDK patën dhënë komente kur u patën publikuar përgjimet e para të zyrtarëve të PDK-së.
Por, krejt ndryshe po ndodh me aferën “Pronto II”. Tash, secili prej tyre po tregohet më i matur se tjetri për të dhënë ndonjë vlerësim për këto incizime, në të cilat përmenden nënat e zyrtarëve të LDK’së që eliminohen nga ndonjë pozitë publike.
Në krejt këtë situatë, Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova ka thënë për Express se përgjimet janë duke u dëgjuar nga populli derisa ka pyetur se “çfarë qëndrimi mundem me pas”.
Sidoqoftë, ai ka thënë se s’është mirë që i gjithë debati të fokusohet në gjithfarë fjalësh e përgjimesh.

Ky zyrtar i LDK-së ka mohuar të ketë thënë ndonjëherë se PDK e ka kapur Shtetin derisa ka thënë se koalicioni qeveritar po vazhdon të funksionojë pavarësisht ngjarjeve të fundit.
Aferën “Pronto II” po vazhdon ta publikojë portali insjaderi.com. Deri më tash janë publikuar disa seri të këtyre përgjimeve. Aty, deri më tash kanë dalë në pah mënyra se si PDK punëson njerëzit e saj në çdo pozitë publike. Se si Hashim Thaçi bën hajgare edhe me amerikanët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img