20.7 C
Pristina
Tuesday, August 3, 2021

Buy now

spot_img

Rusi-Berlin: Rusia të ulë tensionet me Ukrainën

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier i kërkoi sot Rusisë që të ulë tensionet me Ukrainën.
“Çdo gjë që mund të shkaktojë një përkeqësim të mëtejshëm të situatës duhet të shmanget”, tha Steinmeier gjatë një takimi me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, në qytetin e katërt më të madh të Rusisë, Yekaterinburg.
Lavrov theksoi nga ana e tij se “ata diskutuan mbi mënyrat e zgjidhjes së krizës në Ukrainën lindore, nëpërmjet marrëveshjes aktuale të armëpushimit, i njohur si Minsk II”.
“Ne diskutuam mbi situatën në Ukrainë, që ka ngritur shqetësime serioze si dhe mbi mënyrat për avancimin e një zgjidhjeje të krizës duke sinkronizuar hapat, për të zbatuar marrëveshjen e Minskut”, deklaroi Lavrov për agjencinë zyrtare të lajmeve TASS.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,882FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles