6.8 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Sa kohë duhet të kalojë që sërish të infektoheni me COVID-19?

Sipas të dhënave të fundit të CDC-së bazuar në hulumtime të realizuara, është dëshmuar se tre muaj pasi që shëroheni nga COVID-19 nuk ka nevojë për testim kundër COVID-19, përveç nëse personi shfaq simptoma të coronavirusit – pavarësisht që nuk ekziston ndonjë përgjigje përfundimtare sesa kohë duhet të kalojë.

“Shumica e njerëzve që infektohen me coronavirusi, pavarësisht nëse kanë apo nuk kanë simptoma, prodhojnë antitrupa që luftojnë kundër virusit. Ata që janë shëruar, gjasat për ri-infektim janë shumë të vogla në tre muajt e parë pas infektimit të parë”, thuhet në një studim, transmeton Telegrafi.

“Nëse jeni infektuar dhe keni pasur simptoma të lehta dhe keni pasur një përgjigje të mirë imune, atëherë jeni më shumë te ekspozuar për t’u ri-infektuar”, tha mjeku Thomas Russo, profesor dhe shef i katedrës për sëmundje ngjitëse në Universitetit Buffalo në New York.

E për shkak të numrit të madh të infektuarve, virusi është “çrrënjosur” thellë. Kur ekspozohemi nga personat e infektuar dhe që nuk kanë kurrfarë simptomash – atëherë ekziston rreziku më i madh për ri-infektim.

Gjatë valës së fundit kur “botën” e sulmoi Omicroni, atëherë shumica e infeksioneve ndodhën pikërisht për shkak të rasteve asimptomatike që e bartnin tek të tjerët pa e ditur se janë të infektuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img