12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Sallova thotë se Thaçi nuk po arrin që të dalë përtej imazhit përçarës politik

Zgjedhur nën tymin, gazin dhe protestat e partive opozitare në Kuvend, Hashim Thaçi e mbyll vitin e tij të parë si President me dy ngjarje kryesore që e bënë atë të kujtohet në vitin që po e lëmë pas.

Ka qenë edhe nderimi me përulje tek dy monumentet e viktimave serbe gjate luftës që e karakterizojnë Thaçin në funksionin e tij të presidentit të vendit. Dy ngjarje këto që kanë nxitur reagime të fuqishme të partive politike opozitare por edhe të publikut në përgjithësi.

Njohësit e rrethanave politike në vend thonë se Presidenti Thaçi nuk ka arritur të jetë aspak unitar dhe se nuk ka arritur të fitojë besimin e partive opozitare dhe të qytetarëve.

Analisti Donik Sallova, thotë se Thaçi edhe me zgjedhjen në krye të shtetit nuk po arrin që të dalë përtej imazhit përçarës politik.
Që presidenti i vendit nuk luan një rol unifikues e thotë edhe analisti tjetër politik, Adrian Qollaku. Ky i fundit, madje thotë se Thaçi ende nuk është mësuar me rolin e presidentit. Sipas tij, sjellja e tij ngjason me atë të kryeministrit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img