9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Salma Hayek mahnit me paraqitjen në Festivalin e Filmit në Kanë

Ajo ka grumbulluar mbi 24 milionë ndjekës në Instagram, ku poston rregullisht foto duke shfaqur pamjen e saj mahnitëse.

Dhe Salma Hayek mori vëmendje edhe një herë të shtunën teksa shfaqi figurën e jashtëzakonshme me një fustan ngjyrë vjollcë në premierën e “Killers of The Flower Moon” gjatë Festivalit të Filmit në Kanë.

Aktorja, 56 vjeçe, dukej sensacionale me dekolte të hapur në tapetin e kuq të eventit prestigjioz.

Foto: Getty Images

Fustani i saj i veçantë shfaqte një pjesë të fryrë në shpatulla dhe në pjesën e pasme.

Një model në formë V në qendër të bustit ia theksoi dekoltenë e saj të bujshme.

Foto: Getty Images

Bukuroshja e famshme e kompletoi pamjen me një gjerdan dhe byzylyk shkëlqyes diamanti.

Flokët zgjodhi t’i mbante të kapur me një model interesant dhe një grim më të thjeshtë ngjyrë kafe.

Foto: Getty Images

“Killers of The Flower Moon” ka si protagonist Leonardo DiCaprion, në të cilin është i përfshirë edhe Robert De Niro.

Filmi do të publikohet në ShBA më 20 tetor nga Paramount Pictures dhe përfundimisht do të ketë një publikim ‘streaming’ në Apple TV+, por mbetet e paqartë se kur do të ndodhë kjo.

Foto: Getty Images

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img