13.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

“Security Code” sërish siguron AKP-në për 3 muaj

Zyra e Prokurimit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka zgjedhur kompaninë “Security Code” si fituese të tenderit për sigurimin e AKP-së. Për tre muaj kjo kompani pritet të marrë nga AKP-ja hiç më pak se 246 mijë euro
Kompania “Security Code” është shpallur fituese e tenderit për “Shërbimet e sigurimit fizik për hapësirat e AKP-së dhe të ndërmarrjeve shoqërore nën administrimin e AKP-së”, e ku vlera e kontratës për tre muaj është hiç më pak se 246 mijë euro.
Në njoftimin për dhënie të kontratës të publikuar në ueb-faqe të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), thuhet se në këtë proces të prokurimit ka konkurruar vetëm kjo kompani, ku dhe është shpallur fituese e tenderit, shkruan Zëri.

Më tej në njoftimin e KRPP-së thuhet se bazuar ne kërkesat dhe nevojat për ruajtjen e objekteve të AKP-së dhe objekteve të ndërmarrjeve shoqërore në privatizim dhe likuidim duhet të kryhen shërbimet e sigurimit fizik për tërë hapësirën e selisë Qendrore të AKP-së dhe objektet e zyrave regjionale të Prishtinës, Mitrovicës, Gjilanit, Prizrenit dhe Pejës dhe gjithashtu objektet e zyrave satelitore në Graçanicë, Shtërpcë dhe Leposaviq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img