10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Sekuestrohen dy armë zjarri dhe një thikë në rajonin e Prishtinës

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se nga zyrtarët policor dy persona dyshuar janë shoqëruar në stacione policore dhe u ka sekuestruar dy armë zjarri dhe një thikë.

Sipas Policisë, sekuestrimi i armëve është kryer në dy raste dhe lokacione të ndryshme.

|Në rastin e parë në lagjen Sofalia, në Prishtinë, pas raportimit për të shtëna me armë, menjëherë kanë reaguar njësi të stacionit Qendra, të cilët kanë shoqëruar një person dhe sekuestruar, një armë zjarri”, thuhet në njoftim. 

Tutje sipas njoftimit, i dyshuari, mashkull, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje, dhe përdorim të armës.

“Ndërsa rasti i dytë i sekuestrimit të një arme zjarri dhe një thike, është realizuar nga njësite të stacionot Veriu, në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ku për veprën sulm dhe armëmbajtje pa leje është shoqëruar i dyshuari : F.C, mashkull, 25 vjeç, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img