10.3 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Sërish kthehen reduktimet e rrymës në Kosovë

Qytetarët sërish do të përballen me reduktime të energjisë elektrike në Kosovë.

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) nga mëngjesi iu ka dërguar mesazhe konsumatorëve në aplikacionin mobil rreth orarit të ndërprerjes së rrymës, që kryesisht zgjasin vetëm dy orë.

Ministria e Ekonomisë gjatë ditës së hënë kishte njoftuar se është rikthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike, pas një marrëveshjeje të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Njoftimi për ndërprerje të rrymës, dërguar nga KEDS

“Falë kësaj pune dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjitike të Shqipërisë (KESH) është arritur që të evitohen reduktimet që nga ora 14:00 [15 gusht] dhe të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike”, kishte njoftuar ME-ja.

Sipas ministrisë, prodhimi ditor i rrymës në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) aktualisht është 507MWh në orë, kurse kërkesa për konsum është deri në 750MWh në orë.

Çmimi i energjisë në bursën hungareze (HUPX) është rreth 430 euro për MWh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img