7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Sfarqa: Ferizaj nesër do të jetë qendra e vëmendjes botërore

Biden në vitin 2001, si jurist me përvojë të begatshme dhe i përgatitur gjithanshëm, kishte shprehur vullnetin e tij për të shërbyer në Kosovë. Ai shërbeu si këshilltar i lartë në OSBE, konkretisht u mor me ndërtimin dhe menaxhimin e institucioneve juridike të Kosovës, me ç’rast ka trajnuar shumë gjyqtarë dhe prokurorë të rinj dhe me punën e tij ka ndihmuar dhe mundësuar themelimin e sistemit të ri penal juridik në Kosovë.

Zëvendëspresident Biden në Prishtinë dot qëndrojë me gruan e tij, akademiken Jill Bide.
Mikun e madh të Kosovës, Joe Biden dhe familjen e tij tash e tutje e lidhë edhe një kujtim i bukur me Kosovën ku rruga nacionale që lidh Gjilanin dhe Ferizajn do tw mbajë emrin e djalit të tij, Beau Biden.
Qeveria e Kosovës në muajin qershor ka marrë vendim që rruga nacionale Gjilan-Ferizaj të mbajë emrin “Beau Biden”.
Emri i Joseph Robinette “Beau” Biden III, jurist dhe politikan i njohur amerikan i cili për shkak të një sëmundje të rëndë ndërroi jetë në kulm të karrierës, është i lidhur me Kosovën, me shtetëndërtimin dhe demokratizimin e institucioneve dhe me ndihmën e vazhdueshme që është dhënë nga SHBA-të për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës, transmeton lajmi.net.

Biden në vitin 2001, si jurist me përvojë të begatshme dhe i përgatitur gjithanshëm, kishte shprehur vullnetin e tij për të shërbyer në Kosovë. Ai shërbeu si këshilltar i lartë në OSBE, konkretisht u mor me ndërtimin dhe menaxhimin e institucioneve juridike të Kosovës, me ç’rast ka trajnuar shumë gjyqtarë dhe prokurorë të rinj dhe me punën e tij ka ndihmuar dhe mundësuar themelimin e sistemit të ri penal juridik në Kosovë.
Kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa për lajmi.net tha se të gjitha përgatitjet për vizitën e zëvendëspresidentit Joe Biden kanë përfunduar. Ai bëri të ditur se do të vendoset një pllakë apo guri si simbol përkujtimor me emrin e Joseph Robinette “Beau Biden”, si dhe do të inaugurohen edhe një hapësirë  e gjelbëruar përreth këtij monumenti.

“Ferizaj është i nderuar nga vizita e Zëvendëspresident Joe Biden. Ferizaj edhe nesër do të jetë qendra e vëmendjes. Ne këtë vizitë e konsiderojmë si një dëshmi të zhvillimit të partneritetit të thellë  dhe të përhershëm me SHBA-në. Ne jemi të nderuar që kemi qenë bashkë propozues të emërimit të rrugës me emrin e djalit të tij”, tha për lajmi.net kryetari Muharrem Sfarqa.
Zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,Joe Biden është  një mik i madh i Kosovës, i cili me punën e tij, bashkë me Presidentin e SHBA-ve, Barack Obama, në mënyrë të vazhdueshme ka kontribuuar në shtet ndërtimin e Kosovës, në zhvillimin e përgjithshëm, në forcimin dhe sigurinë e paqes në rajon. Kjo e bën Familjen Biden mike të vërtetë dhe të përhershme të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img