13.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Shala nuk e ndien vetën përgjegjës për mos rrëzimin e murit

Që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar kur kishin filluar punimet e ndërtimit të murit në veri të Mitrovicës, gjendja vazhdon të mbetet e njëjtë. Çështja e këtij muri nuk ka mbetur vetëm në kompetencat komunale, pasi që përgjegjësia në lidhje me këtë muri ka kaluar në instancat më të larta tek ajo e ministrive dhe e Qeverisë në përgjithësi.

I kontaktuar nga Indeksonline, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala ka thënë se nuk ka asnjë zhvillim të ri në lidhje me rrënimin e këtij muri madje nuk ka ngurruar që përgjegjësinë e tij tashmë ta largojë nga vetja.

Sipas Shalës ky mur nuk është më përgjegjësi vetëm e tij por se kjo përgjegjësi duhet të kërkohet tek instancat më të larta.

“Nuk ka asnjë zhvillim të ri, ne jemi prononcuar disa herë lidhur me këtë çështje. Kërkoni përgjegjësi tek instancat më të larta, drejtohuni tek ata sepse nuk kemi më çfarë të themi. I kemi thënë gjërat e njëjta gjatë javëve në kalim”, është shprehur Shala, shkruan Indeksonline.

Madje ky i fundit është shprehur i bindur se nuk ka pasur asnjë zhvillim të ri në lidhje me murin.

“Nuk ka asnjë zhvillim të ri, jam në situatë që nuk mund t’u them asgjë të veçantë”, ka përfunduar Shala.

Duhet përkujtuar që lidhur me këtë çështje gjatë kësaj jave Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përmendur muajin shkurt apo datën 17 shkurt si kohën e fundit kur edhe do të bëhet rrënimi i këtij muri.

Ndër të tjerash ky mur ka arritur që të ngrisë reaksione të shumta nga shumica e deputetëve që votuan për formimin e rezolutës që do të mund të ndërhynte deri në rrënimin e këtij muri.

Se deri kur do të mbetet ky mur ndarës në mes qytetarëve të Mitrovicës, i realizuar nga serbët mbetet të shihet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img