14.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Shala: Uran Bislimi e refuzoi Kosovën për herë të dytë në tri ftesa që i mori

Uran Bislimi e ka refuzuar përsëri Kombëtaren e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar menaxheri i “Dardanëve”, Bajram Shala në konferencë për shtyp.

Sipas tij, futbollisti i Luganos e ka bërë refuzimin e dytë pas atij të shtatorit, ndërsa në nëntor iu kishte bashkuar Verdhekaltërve.

“Uran Bislimi e kishte konfirmuar ardhjen për ndeshjet e marsit, por më pas e refuzoi Kosovën për herë të dytë brenda pak muajsh. Në shtator na kishte refuzuar me arsyetimin duke ia gjuajtur topin klubit të tij, Luzern. Në nëntor erdhi, ndërsa tash na refuzoi përmes klubit të tij, nuk kishte as guxim e as respekt për të na kumtuar lajmin e refuzimit. Ne ia kishim siguruar edhe biletën e udhëtimit. Por, klubi i tij na tha se lojtari nuk dëshiron ta djeg mundësinë për ta përfaqësuar vendin tjetër tek i cili ka nënshtetësi, Zvicrën. Por, nëse ai e ka këtë dilemë, mund të luajë për Zvicrën pasi Kosova më nuk është opsion për Bislimin”, u shpreh Shala.

Pra, Usan Bislimi është duke e pritur Kombëtaren e Zvicrës, ndërsa në vend të tij Kosova e ftoi Blendi Idrizin.

Selektori Alain Giresse deklaroi se Bislimi ia mbylli vetë dyert Kombëtares së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img