10.3 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

SHBA-ja akuzon Rusinë për planifikimin e një video të rreme të një sulmi, për ta nisur luftën në Ukrainë

SHBA-ja po pretendon se Rusia është duke u përgatitur të “fabrikojë një pretekst për një pushtim” të Ukrainës, këtë herë duke përdorur një video “grafike” që do të përshkruante një sulm të rremë kundër Rusisë.

Një zyrtar i lartë i administratës tha për CNN se SHBA-ja sipas inteligjencës sugjeron se qeveria ruse, me ndihmën e shërbimeve të inteligjencës ruse, ka planifikuar të prodhojë një video propagandistike që përshkruan skena grafike të një “shpërthimi të rremë të inskenuar me kufoma, aktorë që përshkruajnë vajtues dhe imazhe të lokacioneve të shkatërruara dhe pajisjeve ushtarake”, tha zyrtari. SHBA-ja beson se Rusia tashmë ka rekrutuar aktorë për t’u përfshirë në sulmin e rremë.

SHBA-ja pretendon se pajisjet ushtarake të përdorura në videon e sulmit të fabrikuar do të duken sikur janë ukrainase ose nga një vend aleat. Zyrtari tha se videoja mund të përfshijë imazhe të dronëve Bayraktar, të cilat aleati i NATO-s, Turqia, ia ka ofruar Ukrainës, dhe kjo si rrjedhojë do të shërbente “si një mjet për të implikuar NATO-n në sulm”.

Sulmi i rremë në video do të ishte kundër territorit sovran rus ose kundër njerëzve që flasin rusisht, tha zyrtari dhe “do të lëshohej për të nënvizuar një kërcënim ndaj sigurisë së Rusisë dhe për të mbështetur operacionet ushtarake”, tha zyrtari. “Kjo video, nëse publikohet, mund t’i japë Putinit shkëndijën që i nevojitet për të nisur dhe për të justifikuar operacionet ushtarake kundër Ukrainës.

Washington Post raportoi fillimisht për këtë çështje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img