7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

SHBA-ja shprehet e “shqetësuar” për tensionin Tajvan-Kinë, thotë se mund të ndërmarrë veprime ushtarake

SHBA-ja shprehet e “shqetësuar” për veprimet që minojnë paqen në Ngushticën e Tajvanit, tha për BBC, këshilltari i sigurisë kombëtare për SHBA-në, Jake Sullivan.

Komentet e tij vijnë pasi Kina dërgoi për katër ditë rresht një “numër rekord” avionësh ushtarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit, transmeton Telegrafi.

Tajvani e konsideron veten një shtet sovran – por Kina e sheh ishullin si një provincë të shkëputur.

Në ndërkohë, Pekini nuk e ka përjashtuar përdorimin e mundshëm të forcës për të arritur bashkimin.

“Ne do të ngrihemi dhe do të flasim, si privatisht ashtu edhe publikisht kur të shohim llojet e aktiviteteve që janë thelbësisht destabilizuese”, tha Sullivan për BBC të enjten nga Brukseli, një ditë pasi takoi kryediplomatin kinez Yang Jiechi.

I pyetur nëse SHBA-ja ishte e përgatitur për të ndërmarrë veprime ushtarake për të mbrojtur Tajvanin, Sullivan tha: Më lejoni ta them këtë, ne do të ndërmarrim veprime tani për t’u siguruar që ajo ditë të mos vie kurrë”. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img