14.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

SHBA: Rusia duhet të zgjedhë ose diplomacinë ose konfrontimin me Perëndimin

Zëvendëssekretarja amerikane e shtetit, Wendy Sherman, ka paralajmëruar Rusinë se duhet të zgjedhë ose diplomacinë ose konfrontimin me Perëndimin.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ajo po fliste pas bisedimeve midis NATO-s dhe Rusisë, një nga tre ngjarjet diplomatike të kësaj jave që synojnë uljen e tensionit mbi Ukrainën.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Aleksandër Grushko, tha se NATO nuk mund të zgjedhë kërkesat e Moskës.

Një ndër kërkesat është që Ukraina të mos anëtarësohet kurrë në NATO.

Rreth 100 mijë trupa ruse thuhet se janë grumbulluar pranë kufirit me Ukrainën, duke shkaktuar frikën e një pushtimi.

Sherman përsëriti se SHBA-ja dhe anëtarët e tjerë të NATO-s nuk do të pranonin kurrë të vënë veton ndaj pranimit të Ukrainës, duke theksuar se aleanca ushtarake kishte një politikë të dyerve të hapura. Qëllimi i anëtarësimit në NATO është pjesë e kushtetutës së Ukrainës. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img