14.2 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

ShBA ua refuzon hyrjen 16 refugjatëve afganë që po qëndrojnë në Kosovë

Një grup prej 16 të evakuuarish afganë që jetojnë në bazën ushtarake amerikane “Bondsteel” në Kosovë, janë konsideruar të papërshtatshëm për të hyrë në ShBA, sipas raporteve të mediave dhe zyrtarëve qeveritarë.

Departamenti i Shtetit po kërkon vende të tjera të gatshme të pranojnë afganët e mohuar, thanë dy zyrtarë të agjencisë federale.

“Refugjatët afganë lejohen të qëndrojnë në bazë deri në një vit, sipas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Kosovës”, tha një zyrtar i lartë i administratës, i cili është në dijeni të situatës dhe kërkoi anonimitetin sepse nuk ishte i autorizuar të komentonte të dhënat.

“Fakti që vetëm një numri të vogël të atyre aplikantëve iu është mohuar hyrja në SHBA është një shembull i sistemit që funksionon saktësisht siç duhet”, tha zyrtari i Departamentit të Shtetit.

Shumë nga ata që kanë mbetur në kampin Bondsteel janë anëtarë të familjes së dikujt që po kalon një verifikim shtesë të sigurisë, me shpresat për t’u vendosur në ShBA.

Rreth 70 refugjatë mbeten në kamp, ​​nga afërsisht 200 në dhjetor. Shumë u zhvendosën në Shtetet e Bashkuara, ndërsa disa u larguan pasi aplikuan për azil në vende të tjera.

Zyrtarët që folën për “Stars and Stripes” nuk treguan se cilat vende mund të pranonin të evakuuarit e mohuar nga ShBA, megjithëse njëri prej tyre tha se një afgan ishte larguar së fundi nga baza për të kërkuar hyrjen në një vend të Gjirit Persik, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë evakuimit të rreth 74,000 njerëzve nga Afganistani verën e kaluar, ligjvënësit amerikanë shprehën frikën se të evakuuarit mund të paraqesin kërcënime sigurie ose të kenë lidhje me grupe të dhunshme si Talibanët ose Shteti Islamik.

Disa nga 16 që u refuzuan i thanë ‘Wall Street Journal’ se familjet e tyre nuk kishin lidhje me grupet militante dhe ishin thjesht viktima të përkthimit të dobët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img