14.2 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Shefi i NATO-s ka një paralajmërim për Trumpin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka paralajmëruar presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump që “ të qenit i vetëm” nuk është opsion për Evropën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai tha se perëndimi është duke u përballur me sfidën më të madhe të sigurisë.Gjatë fushatës së tij, Trump e ka përshkruar aleancën ushtarake perëndimore të NATO-s si të vjetërsuar. Ai kishte thënë se SHBA-të duhen të mendohen dy herë para se të iu vijnë në ndihmë vendeve aleate të NATO-s, në qoftë se nuk kanë paguar detyrimet, transmeton KosovaPress
. Në një shkrim për gazetën Observer të Britanisë, Stoltenberg pranoi se Trump kishte paraqitur nevojën e disa vendeve anëtare të NATO-s për kontribut më të madh financiar, pasi që SHBA-ja aktualisht llogaritet që mbulon 70 përqind të shpenzimeve të aleancës. Por ai shtoi se liderët amerikanë e kanë pranuar gjithmonë se kishin një interes të thellë strategjik për një situatë të qëndrueshme dhe të sigurt në Evropë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img