8.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë

Me rastin e 12 Gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, sektori i rinisë i Komunës së Prishtinës, Aleanca Kosova e Re si dhe Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës organizojnë aktivitete të ndryshme.
Në sheshin Zahir Pajaziti sektori i rinisë i Komunës së Prishtinës organizon këndin e pikturës, simulimi i ndihmës së parë, Aktivitete të Parkourit – Show Parkour  dhe aktivitet motoristik.
Kurse  në Pishinën  e Gërmisë organizon bianale grafike – aktivitete artistike me ngjyrë për metal, aktivitete në not për fillestarë dhe gara noti për të rinj, siguria në komunitet, ligjëratë, futboll, lojra pa kufinj dhe turneu në basketboll.
Po ashtu Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës organizon konferencën për nderë të Ditës Botërore të Rinisë në të cilë do të diskutohet për gjendjen aktuale të të rinjëve të Republikës së Kosovës.
Edhe Aleanca Kosova e Re organizon konferencë me temë “Rinia – Forcë për Progres Politik, Ekonomik e Social” ku do të marrin pjesë ekspertë te politikave rinore dhe përfaqësueses të shoqërisë civile.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img