7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Shfuqizimi i masave mbrojtëse për bllokat e Serbisë, Haradinaj i reagon Kurtit

Ramush Haradinaj e ka cilësuar “mashtrim që vazhdon” vendimin e qeverisë Kurti për largimin e masës mbrojtëse antidamping për bllokat e importuar nga Serbia.

Bazuar në raportimin e Gazetës Insajderi mbi vendimin e qeverisë për shfuqizimin e masës që ishte vendosur me qëllim mbrojtjen e prodhuesit vendor, Haradinaj është shprheur se vendimi i ministres Rozeta Hajdari është një dështim i radhës i ekzekutivit.

“Përpos se nuk aplikon reciprocitetin e premtuar, shfuqizon edhe masat mbrojtëse antidamping për bllokat e Serbisë, përmes të cilëve shteti i Serbisë i ka financuar prodhuesit e saj me qëllim të dëmtimit të prodhuesve vendor të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Siç raportoi Gazeta Insajderi të premten, ministrja e Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë ka hequr taksën për bllokat e ndërtimit që importohen nga shteti fqinj verior, Serbia.

Vendimi për largimin e masës mbrojtëse antidamping prej 0.02 eurove për bllokat standard 19x19x25, është marrë më 7 korrik të këtij muaji, shkruan Gazeta Insajderi.

Dikasteri i udhëhequr nga minstrja Hajdari nuk ka dhënë asnjë sqarim për vendimmarrjen e fillim-korrikut kur është pyetur nga Insajderi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img