5.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Shisnin në mënyrë pirate albumet e Sinan Hoxhës, procedohen 3 persona

Tre persona janë proceduar në gjendje të lirë nga ana e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, nën akuzën e tregtut informal.

Sipas policisë, nga kontrollet e ushtruara në disa lokale dhe dyqane në qytetin e Peshkopisë, janë evidentuar në tre raste tregti me objekte dhe produkte të paregjistruar dhe padeklaruar.
Konkretisht janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 2 shtetasit për veprat penale:
Sh. M., 45 vjeç, banues ne Maqellarë-Dibër, për veprën penale “Organizim i lotarive pa leje”, vepër e parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal  pasi,  gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin ë tij iu gjetën dy makineri të lojtave të fatit pa dokumentacionin përkatës.Të dyja paisjet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Sh. H. 54 vjeç, banues në fshatin Tomin, Dibër,për veprën  penale “ Shkelja e të drejtave të pronesisë industriale”, pasi,  në lagjen “Treg“, i’u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale CD, të cilat i shiste  pa dokumentacion përkatës.
L.Xh., 36 vjeç, banues në Lagja Treg, Qyteti Peshkopi, për veprën penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen treg , Qyteti Peshkopi,  u kap në  flagrancë duke tregtuar atlete  te markave të ndryshme, pa dokumentacion përkatës të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet  në ngarkim të shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img