7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Shkarkohet apo dorëhiqet ministri Jevtiq i akuzuar për keqpërdorim të detyrës

Premtimi i kryeministrit Isa Mustafa se do të shkarkojë çdo zyrtar me aktakuza të ngritura nuk po zbatohet edhe ndaj ministrit për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, raporton KTV.

Edhe pse janë bërë 3 javë qëkur u ngrit aktakuza ndaj tij për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, ministri nga radhët e Listës Serbe vazhdon të jetë pjesë e kabinetit të Isa Mustafës.

Në qeveri thonë se Dalibor Jevtiq do të shkarkohet nëse nuk e liron pozitën e ministrit. Zyrtarët qeveritarë nuk japin ndonjë datë se deri kur do ta presin ministrin të reflektojë.

Faton Abdullahu, Këshilltar i kryeministrit thotë se pavarësisht që Jevtiq vjen nga radhët e Listës Serbe, ai do ta ketë fatin e njëjtë sikur zyrtarët tjerë me aktakuza të ngritura.

Ndërsa, Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se tashmë është bërë standard që në ekzekutiv të ketë ministra me aktakuza.

KTV-ja ka provuar të marrë përgjigje edhe nga Ministria për Kthim dhe Komunitete, por as zyrtarët për informim të kësaj ministrie nuk kanë dhënë përgjigje.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img