12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Shkatërrohet rrjeti kriminal i drogës në Spanjë, midis 20 të arrestuarve edhe shqiptarë

Një rrjet trafikantësh droge që drejtonin 11 plantacione klandestine në Katalonjë të Spanjës është çmontuar nga autoritetet.

Nga operacioni janë arrestuar 20 persona të përfshirë, midis tyre edhe shqiptarë.

Më datë 2 mars të arrestuarit janë vënë përballë drejtësisë, ku është vendosur masa e paraburgimit për 7 prej tyre, ndërsa të tjerët u lanë të lirë me kusht në pritje të gjykimit të çështjes.

Plantacionet ishin ngritur në magazina, ambiente tregtare ose shtëpi, në rajonin Lleida, në jug-perëndim të Barcelonës. Gjatë kontrollit fizik në 11 plantacionet u sekuestruan 4000 kanabis dhe 12 kg marijuanë të tharë.

Mediat spanjolle shkruajnë se rrjeti kriminal drejtohej nga dy burra, të cilët punësonin ‘kopshtarë’ të ardhur enkas nga Shqipëria, për të kultivuar kanabis për 3-4 muaj. Pjesa tjetër e anëtarëve të bandës, ishin përgjegjës të logjistikës, paketimit të drogës dhe midis tyre një elektriçist.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img