15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Shkencëtarët: Alkooli, shkaktari kryesor i tumoreve

Lajme të këqija për të gjithë ata dashamirës të një gote pasditeve, në mbrëmje me miqtë, apo për koktejet e njëpasnjëshme gjatë festave të fundjavave.

Një studim i fundit zbuloi atë që ne kurrë nuk do të donim ta dëgjonim: pohimin edhe pse të moderuar të faktit, që alkooli është shkaktari i drejtpërdrejtë i tumoreve në pjesë të ndryshme të trupit.
Studimi u krye nga profesoresha Jennie Connor e departamentit të “Mjekësisë Parandaluese dhe Sociale” të universitetit “Otago” në Zelandën e Re, i cili solli shumë reagime brenda komunitetit shkencor.
Sipas studimit, të paktën 6% e të vdekurve nga kanceri në botë kanë ardhur nga përdorimi i alkoolit.
Në kërkim janë përfshirë edhe ata individë, të cilët nuk pinë në sasi të mëdha, por janë përdorues të ndonjë gote, herë pas herë.
Sipas doktoreshës Connor “është vlerësuar se alkooli ka shkaktuar rreth gjysmë milioni vdekje nga tumoret në vitin 2012”. E ky është një pohim alarmues nëse provohet shkencërisht.
Në veçanti, përdorimi i pijeve alkoolike lidhet me tumore, që shfaqen në zona të përcaktuara të trupit si psh në mëlçi, zorrën e trashë, ezofag dhe gjoks. Në çdo rast, alkooli është një faktor jo plotësisht i parëndësishëm në patologji të tjera, si psh tumori në lëkurë, në pankreas dhe prostatë.
Por si mundet alkooli të bëjë që një person të sëmuret me kancer?
Me sa duket fenomeni ka të bëjë me prodhimin e aketaldeide-s, lëng pa ngjyrë kancerogjen që në pështymë arrin nivele të larta për shkak të përdorimin të alkoolit.
Sa i përket kancerit të gjirit, studiuesja u bazua edhe te të dhënat e “The Million Ëomen Study” të universitetit të Oxford-it, sipas të cilit mes grave që pinë nga 70 deri në 140 gramë alkool në javë, ka një rritje prej 13% të probabilitetit për t’u prekur nga tumori dhe 5% më shumë krahasuar me ato që konsumojnë vetëm 20 gramë alkool çdo 7 ditë.
Një tjetër pikë thelbësore e studimit është zbulimi se sasia e alkoolit të përdorur nuk ndikon edhe aq shumë. Rrezik përbën vetë konsumimi i alkoolit. Për shembull, sa i përket kancerit në gojë, ezofag, gjoks dhe fyt, sasia e alkoolit të gëlltitur gjatë viteve nuk ka shumë rëndësi. Ndërkohë që nis të ketë një efekt më të madh për atë që ka lidhje me tumorin në mëlçi, zorrën e trashë dhe laring.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img