7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Shoferi i autobusit që shkaktoi aksidentin në Kroaci pritet të ekstradohet në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një konferencë për media para gazetarëve ka folur për rastin e aksidentit tragjik ku mbetën të vdekur 10 mërgimtarë në Kroaci.

Sveçla ka folur edhe për rastin e shoferit të autobusit i cili tanimë është i arrestuar.

Ai ka thënë se ndonëse Kosova s’ka marrëveshje ekstradimi me Kroacinë, do të tentohet që me anë të një marrëveshjeje të veçantë, shoferi të ekstradohet në Kosovë dhe gjykimi të bëhet këtu.

“Do të shohim për një marrëveshje të veçantë, nuk mund të premtoj asgjë, por angazhimi ynë është në atë drejtim”, tha Sveçla para gazetarëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img