14.2 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Shoqata e Invalidëve të Luftës-Nuredin Ibishit: Ta kemi falur kur ke qenë pjesëtar i milicisë serbe, gabimi i dytë s’të falet

Debati në mes deputetit të LDK-së, Nuredin Ibishi dhe veteranëve të UÇK-së ka vazhduar.
Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, dega në Podujevë i bën thirrje deputetit të LDK-së, Nuredin Ibishit, që mos ta votojë vijën kufitare me Malin e Zi që është caktuar nga komisioni shtetëror për demarkimin e kufirit.
Në emër të shoqatës ka folur bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit, Avni Ajeti.
Ajeti ka thënë për Indeksonline se Ibishi nuk duhet të votojë diçka që është gabim dhe me vetëdije të plot.
“Nuredin Ibishi është i vetëdijshëm që vija kufitare me Malin e Zi është vendosur gabimisht dhe prapë ka vendosur ta votojë. Nëse ai e dinë që vija kufitare me Malin e Zi është vendosur gabim, atëherë mos ta votojë. Në këtë rast Ibishi po e voton me vetëdije të plot një dicka që është në dëm të Kosovës. Dega e shoqatës së invalidëve të luftës në Podujevë i bën thirrje Ibishit që si ish pjesëtarë i UÇK-së të mos e votojë demarkacionin me Malin e Zi sepse Kosovës po i merret toka”, ka thënë Ajeti për Indeksonline.
Ai ka thënë se ish pjesëtarët e UÇK-së, Ibishit ia kanë falur gabimet e atëhershme kur ka qenë pjesëtar i milicisë serbe, por gabimi i dytë nuk është i drejt t’i falet.
“Ne si shoqatë dhe ish ushtar të UÇK-së, gabimet e atëhershme ia kemi faluar Nuredin Ibishit, kur ka qenë milic i Serbisë. Mirëpo nuk është e drejt që nesër t’i falet gabimi i dytë”, ka thënë Ajeti për Indeksonline, duke folur në emër të organizatës.
“Ne si shoqatë i bëjmë thirrje Ibishit që të mos votojë diçka që edhe vet e dinë që është gabim, sepse kjo është hipokrizia më e madhe që mund t’i ndodhë një njeri normal. Nuk ka asnjë arsye të fshihet prapa justifikimeve politike dhe presioneve partiake. Deputeti e ka marr votën e qytetarëve dhe atyre duhet t’iu jap llogari, jo politikës ditore dhe interesave partiake”, ka përfunduar Ajeti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img