7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Shpejtim Bulliqi e injoron keq Bajram Gecajn!

Njëri nga kundërshtuesit më të mëdhenj të versionit aktual të Demarkacionit, Shpejtim Bulliqi ka injoruar deklaratat e këshilltarit të Isa Mustafës, Bajram Gecaj.

Përkundër që ky i fundit përmes një shënimi në Facebook e ka thumbuar deputetin e LDK-së, njëherësh profesorin e Gjeografisë, duke e cilësuar si të ashtuquajtur ekspert, Bulliqi i kontaktuar nga Gazeta Blic tha se nuk merret me “qiftin” e Gecajt.

“Me deklarata të tij nuk kam kohë mu marr”, tha shkurt Bulliqi për Gazetën Blic.

Edhe më herët kishte përplasje ndërmjet Bulliqit dhe Bajram Gecajt në lidhje me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Ndryshe, pas dështimit të miratimit në Kuvend të versionit aktual të Demarkacionit me Malin e Zi, Qeveria e Kosovës e ka formuar një komision për matjen e territorit.

Opozita e ka refuzuar pjesëmarrjen në këtë komision, me arsyetimin se ky është një tentim mashtrim i radhës nga ana e Qeverisë së Kosovës, ngase sipas tyre Kosova nga ky proces humb hiq me pak se 8 mijë hektarë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img