10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Shpend Ahmeti nuk rikandidon për Prishtinën

Kryetari i Komunës së Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, është duke e konsideruar seriozisht moskandidimin për mandatin e dytë në krye të Prishtinës, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në nëntorin e vitit 2017, shkruan Gazeta Metro.
Këtë e konfirmojnë edhe burime të gazetametro.net të afërta me Ahmetin.
“Kandidimi për një mandat tjetër në krye të Prishtinës do ta pengonte atë të ushtronte aktivitetin politik në nivelin qendror, në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje, ku edhe i ka synimet Ahmeti. Kjo pasi ai mendon se mund të japë një kontribut më të nevojshëm në qendër, pas përfundimit të mandatit katër vjeçar në kryeqytet”, konfirmohet jozyrtarisht nga gazetametro.net
Shpend Ahmeti ishte themelues i partisë FER, që pasi mos suksesit në zgjedhjert e vitit 2010, kishte kaluar bashkë me anëtarë të kësaj partie në Lëvizjen Vetëvendosje. Më pas suksesi i tij ishte fitorja në garën kundër Isa Mustafës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për Kryetar të Prishtinës, që ishte fituar në balotazhin e zgjedhjeve lokale të vitit 2013.
Ky vendim i Ahmetit i hap mundësi kandidatëve të tjerë për Prishtinën të konsiderojnë garën, qoftë brenda Vetëvendosjes, qoftë nga partitë e tjera. Megjithëkëtë, performanca e Ahmetit është kritikuar ashpër nga komentatorët dhe mediat për pasivitet dhe stagnim, përderisa është lavdëruar në kuptimin e frenimit të korrupcionit në Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img