12.6 C
Pristina
Saturday, May 21, 2022

Buy now

spot_img
Array

Shpendi ironizon me takimin Mogherini-Vuçiq,

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka ironizuar me një deklaratë të Federica Mogherin-it, përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, të cilën ajo e ka dhënë pas takimit me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiq.

Sipas një citati të Mogherinit, thuhet se ajo e ka falënderuar Vuçiqin për lidershipin e treguar gjatë disa momenteve, që Mogherini i ka quajtur të vështira.

“Falenderoj kryeministrin Vuçiq për lideshipin e treguar gjatë disa momenteve të vështira që unë mendoj se e kanë sprovuar atë në vazhdimësi për ta mbrojtur shtetin dhe qytetarët e tij, si dhe qytetarët e rajonit përmes dialogut”, ka cituar Ahmeti të ketë thënë Mogherini.

I pari i Prishtinës  ka shkruar në gjuhën angleze se si ka mundësi që Serbia dërgon për në Kosovë një tren me shkrime nacionaliste në 21 gjuhë, dhe pastaj Vuçiq falënderohet për lidership.

“Ai dërgon një tren ku thuhet “Kosova është Serbi” e shkruar në 21 gjuhë, pa leje të autoriteteve të Kosovës. Ai pastaj e ndal trenin dhe tash çmohet për lidership? Çfarë mesazhi po mundohet të dërgojë Mogherini te shtetet e Ballkanit?”, ka shkruar kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti./PrishtinaPress.eu

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,320FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles