10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Shpërthen granata në një fshat të Shqipërisë

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate në fshatin Kakavec në Prrenjas të Elbasanit.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që ata po punonin tokën e tyre me bel. Si pasojë shpërthimit, shtetasit O. E, Y. B dhe D. B kanë marrë lëndime në gjymtyrë, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Në fshatin Kakavec, bashkia Prrenjas, rreth orës 12:00, shtetasi O. E. dhe shtetaset Y. B. dhe D. B., duke punuar tokën me bel, aksidentalisht ka shpërthyer dyshohet një granatë e vjetër dhe për pasojë, këta shtetas janë plagosur në gjymtyrët e poshtme, janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e shpërthimit të granatës, kanë qenë duke punuar edhe 2 vëllezërit, bashkëshortët e shtetaseve të mësipërme, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime. Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img