10.3 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Shprehet Donika: AAK ka marrëveshje të fshehta me PDK-në

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Donika Kadaj Bujupi e ka akuzuar ashpër ish partinë e saj, AAK-në, për siç tha ajo heshtjen që ata po e bëjnë për përgjimet e fundit të zyrtarëve shtetërorë.

Sipas saj, kjo është një dëshmi që ata po bëjnë marrëveshje të fshehta me koalicionin qeverisë.
Madje presidentin e vendit Hahsim Thaçin ajo e quajti një kryekriminel dhe se LDK-ja në vend se të distancohej nga PDK për ngjarjet e fundit, Kadaj Bujupi tha se Mustafa po e mbështet presidentin Thaçi.
“Po shihet se si krimi udhëheq me shtetin e Kosovës dhe se si banditët janë drejtues të inatit, se si kryekrimineli është president i vendit pra Hashim Thaçi”, tha ajo në një konferencë për media.
Po ashtu ajo tha se deri më tani nuk ka dëgjuar nga AAK se  të flas për skandalet e përgjimeve dhe thekson se me këtë ata po e përkrahin këtë.
“Nuk kemi dëgjuar as nga AAK që po kritikon ose të flas për këto skandale. Kjo është konfirmim i marrëveshjeve të fshehta që  ata po e përkrahin atë.
Ky siç thotë ajo, është momenti i fundit që AAK të heq dorë nga marrëveshjet me këta kriminelë.
“Askush në Kosovë nuk duhet hesht përball krimit”, ka shtuar ajo./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img