9.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Shqiptarët, Elefanti dhe Asociacioni Serb!

Shkuan: Dr. Shyqyri Haxha

Historia e “zbutjes” së Elefantit foshnje si pjesë e stërvitjes së tij. Foshnja është e lidhur për një kunji shumë të fortë hekuri në tokë, aq sa për ta pasur të pamundur të shkëputej dhe të largohej nga vendi ku është lidhur. Pas një kohe të shkurtër përpjekjesh, përfundimisht, elefanti do të dorëzohej dhe do të ndalonte përpjekjet për t`u liruar. Kështu që “pronari” duke vazhduar me këtë “shkatërrim” të psikologjisë së elefantit të vogël arrin që në një moment të caktuar, pronari të mund ta zëvendësonte kunjin prej hekuri me një prej thupre/druri shumë më të vogël, pavarësisht se nuk do ta mbante kurrë elefantin nëse do të përpiqej të çlirohej. Kështu që elefanti duke besuar se kunji është i fortë, kurrë nuk do të përpiqej të shkëputej dhe të çlirohej. Pra edhe pse është i rritur dhe ka fuqi të jashtëzakonshme nuk do ti shkonte mendja të dalë nga ‘kufizimi i lirisë së të menduarit’.

Pra, siç e shihni, ‘Pronari’ i bënë të gjitha në emër të kontrollimit të mendjes së Elefantit dhe arrin që ta ruaj pushtetin dhe kontrollin e plotë mbi të.

Kjo metaforë e kontrollit të elefantit është e fuqishme për ne shqiptarët, veçanërisht në situata aktuale kur në mënyrë metaforike ngjasojmë me “Elefantin e rritur”, por në fakt na u është dëmtuar vullneti real për bashkim kombëtar nga “okupatorë” historik.

Metafora e “Elefantit të rritur” me shqiptarët qëndron në faktin se shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më të fortë se sot, janë me një influencë të jashtëzakonshme në mbarë botën, kanë pasuri marramendëse, kanë intelektualë dhe dijetarë elitarë që mbarë bota përfiton nga ta, janë pothuajse në çdo institucion botëror që kurrë më parë nuk kanë qenë.

Eshtë hera e parë në histori të kombit tonë që shqiptarët janë në avantazh në nivel global krahasuar me Serbinë. Por, për çudi, kohëve të fundit, Serbia ka arritur që të punoj pikërisht në ato “pika” ku shqiptarët kanë pasur influencë. Kjo vërehet me rastin e SHBA-së ku Serbia ka arritur që t`i përmirësojë raportet me SHBA-në dhe natyrisht se kjo do t’i kushtojë shqiptarëve, anë e mbanë botës, por sidomos në Kosovë. Prandaj nuk ka zgjedhje tjetër stabile dhe afatgjatë përveç bashkimit kombëtar.

Në në fakt, bashkimi kombëtar është diçka natyror, dhe po të ndërronim mendimin e imponuar të kontrollit nga jashtë dhe të bashkonim forcat të gjithë, mund të jetë relativisht e lehtë të arrihej bashkimi kombëtar në një shtet që do kishte mbi pesë milionë në Ballkan. Një shtet shqiptar me 5-milionë do të krijonte stabilitet afatgjatë në rajon. Ky është fakt, por natyrisht se ekzistojnë një sërë forcash frenuese në këtë situatë, sepse Serbia ka arritur që me miqtë e saj të ‘shes’ agjenda nga mentaliteti i okupatorit, se po u bashkuan shqiptarët, do destabilizohet rajoni. Historia do ta dëshmojë se sa më parë që ndodh bashkimi i shqiptarëve në një shtet, aq më ‘fqinj i mirë’ do bëhet Serbia. Stabiliteti afatgjatë në Ballkan do të arrihej vetëm kur Serbisë do t’i shuhen ambiciet për ekspansion në kurriz të shqiptarëve. Në fakt, bashkimi i shqiptarëve në një shtet do të ishte i më mirë edhe për Serbinë, sepse kurrë nuk kanë qenë shkaktarë të ndonjë lufte apo ekspansioni. Lufta u është imponuar shqiptarëve për ekzistencë.

Një fakt nuk mund ta mohoj askush, zgjedhja është e jona dhe me një potencial individual dhe kolektiv mund të ndryshohet agjenda edhe tek miqtë tanë që gjithashtu potencialisht janë të “shqetësuar” për bashkimin e shqiptarëve në tokat e veta, në një shtet.

Kjo ndërlidhet direkt me enklavat serbe në Kosovë dhe rrjedhimisht krijimin e asociacionit me të cilin Serbia do të vazhdojë destabilizimin e rajonit dhe përmes të cilit do të përfitojë duke mbajtur rajonin gjithmonë, si vatër të krizës.

Enklavat serbe në Kosovë i ngjajnë një “Mini Serbie”. Mjafton të kalosh nëpër këto vende dhe bindesh se aty nuk vjen “era” shtet i Kosovës, bile më shumë ka simbole nacionaliste serbe në enklava në Kosovë sesa në Rashkë.

Serbisë i është dhënë e drejta që të themelojë enklava në tokat e shqiptarëve dhe t’i përdorë ato për ekspansion, kurse trojet shqiptare tkurren në vazhdimësi dhe gjithmonë janë në defensivë.

Kosova nuk do të mund të qëndrojë me “Mini Serbia” brenda saj. Asociacioni Serb është hapi i parë i defunksionalizimit të shtetit të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img