9.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Shtatë vite nga pranimi i Kosovës në FIFA

Në këtë ditë shtatë vjet më parë, Kosova u pranua në FIFA, organin qeverisës të futbollit botëror, përkundër kundërshtimit dhe lobimit të ashpër nga Serbia.

Në kongresin e 66-të të FIFA-së në Meksikë më 13 maj 2016, delegatët e këtij kongresi kishin votuar për anëtarësimin ose jo të Kosovës.

Nga 205 delegatë që ishin pjesëmarrës në këtë kongres, Kosova kishte marrë 141 vota për, duke u bërë kështu anëtarja më e re e saj.

Pas pranimit në FIFA, Kombëtarja e Kosovës nisi të zhvillojë ndeshje zyrtare me karakter garues, siç ishin ato për kualifikim në Kupën e Botës Rusia 2018.

Rol kyç dhe kryesor për ta bindur Kongresin e UEFA-s ta pranojë Kosovën si anëtare të veten luajti ish-presidenti i FFK-së dhe legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili vdiq dy vjet më vonë, më 9 qershor 2018.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img