13.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Shuhet një pikë e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë (FOTO)

Lëvizjes Vetëvendosje i është larguar edhe një numër i madh i anëtarëve të saj në Pejë. Më saktësisht një pikë e kësaj lëvizjes është shuar.

Kështu të paktën thotë në një njoftim në Facebook ish anëtari i kësaj partie, Xhevat Sefaj, raporton Gazeta Blic.

Ish- kandidati për deputet i kësaj partie, ka thënë se janë hiq më pak se 55 anëtarë që e kanë lënë këtë parti, derisa ka drejtuar akuza të rënda ndaj kësaj lëvizje.

Shënimi i plotë:

Ju njoftojë se unë Xhevat Sefaj pas dorëheqjes individuale nga LVV-ë nga sot pas një distukimi më  të gjithë  anëtaret e këshillit të Pikës së LVV-ë në fshatin Kotradiq, e dëshmuar si Pika më aktive e LVV-ë në Pejë, pasi që e shqyrtuam gjendjen e rënd në të cilën po kalon LVV-ë qendra Pejë pas largimeve të njëpasnjëshme të aktivistve meritor dhe injorimit të sekretariatit të përgjithshem për të dhën llogari për këto dorëheqje, njëzëri vendosem të japim dorëheqje nga strukturat e LVV-ë kështu që nga sot shuhet Pika e LVV-ë në fshatin Kotradiq më 55 anëtaret e saj.

Pavarësishtë se vendimi  për shurje të Pikës erdhi me pajtimin e shumicës pati edhe mospajtime, sekretari organizativ i Pikës vazhdon të jetë edhe me tutje pjesë e LVV-së kështu që ne e respektojmë mendimin e tij të lirë, dhe i dëshirojmë sukses. Kjo është demokracia, të cilës Lëvizja fatëkeqësishtë nuk e ka kuptu, dhe po ua japim një shembull që ta ketë më letë për ta kuptuar.

Arsyeja e shurjes së pikës Kotradiq ka të bejë me shkeljen e parimeve dhe statutit të Lëvizjes nga sekretariati i përgjithshem, kontrabandimi i zgjedhjeve të brendshme më metoda fashiste te orkestruara nga lartë poshtë dhe ngulfatja e demokracisë së brendshme.

Ne lëvizja të cilët më të drejtë e kundërshtonim Zajednicën  si fashiste sepse gjygjtarët në veri duhet të jenë vetëm serbë, të njëjtën gjë e praktikojë një klanë nga  sekretariati i përgjithshem duke vendos arbitrarishtë  se vetëm individë të caktuar mund të zgjidhen në pozita të caktuara e duke përjashtuar aktivistë të tjerë, pra Zajednica fashtiste sikurse LVV-ë fashiste.

Aktivitetet kur VV i organizonte në këtë pikë:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img