-0.9 C
Pristina
Saturday, January 28, 2023

Buy now

spot_img

Shumica e grave preferojnë të paguajnë në takimin e parë

Të paguarit në një takim mund të jetë hutuese falë stereotipeve gjinore, dallimit në pagë dhe hutisë së përgjithshme për peizazhin e takimeve tash në vitin 2018.

Sidoqoftë, një studim i ri ka zbuluar që gjithnjë e më shumë njerëz po i braktisin rolet e dala kohe, posaçërisht kur vjen te zgjedhja se kush duhet ta paguajë faturën.

Një studim i ri nga Badoo – një aplikacion takimesh që ka më shumë se 390 milionë përdorues në botë – ka zbuluar që 65% e grave preferojnë që të paguajnë në takimin e parë.

Pasi që anketuan mbi dy mijë britanike mes moshave 18-30, Badoo zbuloi se më shumë se gjysma prej tyre preferonin që ta kryenin vetë punën e faturës.

Për më tepër, anketimi gjeti që 74% e britanikeve që e përdorin këtë aplikacion, e ndërmarrin vetë hapin e parë, dhe e fillojnë muhabetin me të pëlqyerit e tyre./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img