9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Si të gjeni buzëkuqin e errët që ju përshtatet më shumë

Dimri po afron dhe ne zgjedhim nuanca gjithnjë e më të errëta si në pamjen ashtu edhe në grimin tonë.

Është koha që buzëkuqët e errët të zënë qendër dhe të shkëputen nga e zakonshmja. Këto nuanca janë perfektë për mot me re dhe e bëjnë grimin tonë edhe më mbresëlënës.

Sigurisht, nëse jeni mësuar ta shihni veten me nuanca më “të lumtura”, mund t’ju duket një zgjedhje e guximshme, por look-u përfundimtar i grimit do t’ju kënaqë! Opsionet janë të shumta nga një vjollcë e errët, një kafe e errët në një të kuqe të thellë seksi dhe gjithçka që keni është të dini nuancën e saktë të lëkurës tuaj për të gjetur buzëkuqin ideal të errët.

Më konkretisht, gjeni dhe identifikoni nëntonin tuaj. “Për të identifikuar nuancat tuaja, duhet të mbani një fletë të bardhë letre mbi fytyrën tuaj,” thotë grimierja Sarah-Jane Froom.

“Nëse duket më e verdhë se e artë, do të thotë që keni një ton ulliri-ari. Nëse dukeni më rozë ose më e kuqe, do të thotë që keni një nuancë të ftohtë. Nëse asnjëra, atëherë keni një ton neutral”

Lëkurë me nuanca të verdha, ulliri ose të artë

Femrat me nuanca të ngrohta, të verdhë, ari, ulliri, duhet të kërkojnë ngjyra vjollcë ose mjedër.

Lëkurë me nuanca rozë

Tonet më të ftohta mund të përdorin ngjyra të errët të bazuar në blu, gështenjë dhe kafe.

Lëkurë me tone neutrale

Ata me tone neutrale duhet të eksperimentojnë me nuanca të errëta./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img