9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Si u bë kënga e Dua Lipës një himn për tifozët dhe lojtarët e Liverpoolit?

Në vitin 2018 kur Liverpooli arriti finalen e parë të Ligës së Kampionëve pas 11 viteve, Dua Liga performoi në ceremoninë hapëse.

Ajo e nisi performancën me këngën “One kiss”, një bashkëpunim me Calvin Harris, që në atë kohë qëndroi në krye të top-listave në Britaninë e Madhe për katër javë.

Një baner i vendosur në seksionin e tifozëve tregonte Gerrardin duke e puthur trofeun e Ligës së Kampionëve, afër një rreshti të kësaj këngë.

Ajo këngë ishte e përshtatshme për tifozët e Liverpoolit.

“Një nga momentet më të mira të natës ishte pa dyshim të shihje videon e të gjithë tifozëve të Liverpoolit duke e kënduar “One Kiss”. U ndjeva shumë e nderuar”, ishte shprehur këngëtarja nga Kosova në finalen e Champions League të vitit 2018.

Që nga atëherë, tifozët e Liverpoolit e kanë bërë këngën “One Kiss” si një himn të Anfieldit, duke e kënduar pas disa nga fitoreve tyre të mëdha.

Lojtarët dhe tifozët kënduan dhe kërcyen me këngën e Dua Ligës, pasi mposhtën Chelsean për ta fituar Kupën e Ligës.

Teksa tifozët e Liverpoolit udhëtojnë për finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën, mund ta marrim me mend se si rrugët e Parisit dhe stadiumit do të mbushen me këngën ikonike të Dua Lipës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img