8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Si zihet në mënyrën e duhur vera

Sekreti qëndron te përbërësit e veçantë të cilët i japin shijen e duhur

Ditët e ftohta me vete sjellin momente dhe shoqërime shumë të bukura. Vera e vluar është një nga pijet e preferuara që gjendet aty për të ngrohur atmosferën festive dhe për të na ngrohur.

Shumë janë në kërkim të recetës perfekte, dhe ne ju sjellim një nga të preferuarat tona.Shija e mirë krijohet me përbërës interesantë, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

▪ 1 litër verë të kuqe
▪ 1 qese kanellë
▪ disa karafila
▪ 150-200 ml ujë
▪ 5-7 lugë çaji sheqer (ose më shumë nëse ju pëlqen më ëmbël)
▪ lëvore portokalli (nëse doni)

Përgatitja:

Shpërndani sheqerin në ujë, më pas shtoni kanellën, karafilin, lëkurën e portokallit dhe gatuajeni derisa të avullojë rreth gjysma e ujit. Hidhni verën dhe ngroheni derisa të vlojë. Shërbejeni verën e zier në gota të ngrohta.

Në ujë shkrini sheqerin, më pas shtoni kanellën, xhenxhefilin, një lëvore portokalli dhe zieni përafërsisht derisa të avullojë gjysma e ujit. Hidheni në verë dhe nxeheni derisa të vlojë.

Vera e vluar shërbehet në filxhanë të ngrohtë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img