8 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Skandali i Ministres Hajdari: Shkel ligjin për ta favorizuar një korporatë të naftës

Duke e ditur se ka konflikt interesi, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka lejuar që t’i bëhet favor njërës nga korporatave të naftës në Kosovë. Kjo korporatë është edhe njëra nga donatoret e mëdhenj të fushatës së partisë së Albin Kurtit

Insajderi

Në qershorin e këtij viti, njëra nga korporatat më të mëdha të shitjes së derivateve në Kosovë kishte kërkuar nga Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Agjencia e Metrologjisë që ti verifikoheshin pajisjet me të cilat i shet derivatet tek qytetarët. Kërkesa që në fillim kishte arritur edhe në e-mailin zyrtar të Ministres, Rozeta Hajdari.

Brenda Agjencisë së Metrologjisë, përgjegjëse për këtë proces, ishte diskutuar se cili departament do të duhej ta kryente këtë verifikim, sipas kërkesës së kompanisë në fjalë.

Në fillim u propozua një zyrtar nga departamenti i metrologjisë shkencore i kësaj Agjencie. Drejtues të agjencisë kishin tërhequr vërejtjen që ky departament nuk mund ta kryente këtë verifikim, por duhej ti delegohej me kompetencë, sipas normave ligjore dhe standardeve ndërkombëtare departamentit tjetër, atij të metrologjisë ligjore.

“Ju duhet të gjeni zgjidhje brenda metrologjisë ligjore, angazhimi i zyrtarve të metrologjisë skencore në aktivitetet e metrologjisë ligjore, paraqet konflikt interesi dhe është në kundërshtim me standardet ndërkombëtare”, thuhet në shkresën që i ishte dërguar Ministres Hajdari më 14 shkurt, 2021, rreth orës 15:30.

Ky zyrtar madje tutje në këtë e-mail shkruan që nëse nuk mund të gjendet dikush nga departamenti përkatës, ai i metrologjisë ligjore, duhet të ketë një konsultim me Kabinetin e Ministres Hajdari që kërkesa e korporatës së derivateve të mos realizohej, sic shkruan ai, “në kundërshtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare”.

Burime brenda Agjencisë  së Metrologjisë i kanë shpjeguar Insajderit, se një nga arsyet pse zyrtari dhe departamenti për të cilin në fund vendosi Minsjraj Hajdari ta kryente punën paraqet konflikt interesi e shkelje ligji, është që ky departament ishte i përfshirë në fazat e më hershme të verifikimit.

“Praktikisht, nëse lejohet që verifikimin ta bëjë departamenti i metrologjisë shkencore, i bie që ata të verifikojnë punën e  tyre, ta mbikqyrin veten dhe të aprovojnë punën e tyre të më hershme”, i ka thënë Insajderit ky burim.

Në krejt këto diskutime, për të realizuar kërkesën e kompanisë multi-milionëshe të naftës, që është edhe një nga donatorët e mëdhenj të partisë Vetëvendosje, të Kryeministrit Albin Kurti, ishte mbajtur e informuar edhe Ministrja Rozeta Hajdari.

Edhe pse me komunikim zyrtar, asaj i ishte konfirmuar që ky veprim po të realizohej nga metrologjia shkencore, dhe zyrtari nga i cili ishte kërkuar, paraqiste direkt konflikt interesi, përmes përdorimit të autoritetit të saj, Ministrja Hajdari në fund vendosi që megjithatë shërbimi duhej ti kryhej kompanisë, ani pse duke u shkelur ligji.

Në e-mailin që Ministrja Hajdari ka dërguar më 14 qershor, 2021, rreth orës 17:00 të pasdites, pra vetëm dy orë pasi iu konfirmua me shkrim konflikti i interesit, ajo përkrah grupin e atyre që brenda Agjencisë së Metrologjisë konstatojnë që nuk ka konflikt interesi dhe të procedohet me realizimin e kërkesë së kompanisë në fjalë.

Insajderi ka kontaktuar kompaninë në fjalë, por nga e njëjta nuk ka marrë ende përgjigje. Përmbajtja e këtyre komunikimeve është publikuar edhe në episodin “Përzierja e naftës -Rrëfimi tronditës i dëshmitarit” të InDoks, por as pas këtyre, Ministria e drejtuar nga Rozeta Hajdari nuk ka komentuar për këtë rast.

“Përzierja e naftës -Rrëfimi tronditës i dëshmitarit” është dokumentar i transmetuar kohë më parë nga InDoks.

Përmes rrëfimit të ekspertit, dokumenteve ekskluzive dhe intervistave të personave me ndikim në industrinë multimilionëshe të derivateve, sillen para publikut sekretet e këtij sektori.

Sa kontrollohet nafta që hyn në vend? Kush janë ata që e përziejnë atë me produkte tjera në dëm të qytetarëve? Kush po kërkon më pak kontroll mbi këtë sektor? Çka po bënë Qeveria e Kurtit për ta disiplinuar këtë industri?

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img