13.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Skuadra e Muriqit reziston dhe merr një pikë kundër Bilbaos

Mallorca ka arritur që të marrë një barazim shumë të vlefshëm në ndeshjen e parë të La Ligës. Vedat Muriqi luajti në këtë ndeshje për 86 minuta duke bërë një ndeshje të mirë. 

Mallorca e ka filluar mirë sezonin e ri në La Liga pasi që ka arritur të kthehet me një pikë në ishull, në një ndeshje ku Athletic Bilbao dominoi takimin por mysafirët arritën që ta ruajnë rezultatin.

Bilbao e filloi shumë furishëm këtë takim ku Asier Villalibre (3’) bëri tentimin e parë për shënim. Presioni i vendasve do të vazhdonte dhe ishte Mikel Vesga (9’) që goditi shtyllën me një goditje të fuqishme. 

Berchiche (16’) ishte lojtari tjetër i Bilbao që rrezikoi dhe u rrëzua në zonë por gjyqtari nuk ndali penallti. Berenger (20’) mori një pas të mirë dhe doli ballë për ballë m          e Rajkovic, i cili bëri një pritje të mahnitshme për t’ia mohuar atij golin. 

Villalibre (43’) dhe Munain (44’) por në të dy rastet përsëri në vend ishte portieri i Mallorcas që bëri pritje të mahnitshme për t’ia mohuar vendasve golat. 

Pjesa e dytë prapë u nis furishëm nga Bilbao me Inaki Williams (48’) që rrezikoi për herë të parë portën e Mallorcas, por goditja e tij përfundoi jashtë shtyllës së majtë. 

Mallorca rrezikoi për herë të parë në këtë takim me Pablo Maffeon (49’) që bëri një goditje të fuqishme e cila përfundoi jashtë shtyllës së djathtë të portës së Bilbaos. 

Berchiche (56’) ishte lojtari tjetër i Bilbaos që rrezikoi brenda zonës por që goditja e tij ishte aq e dobët saqë përfundoi jashtë portës. 

Kang Inn – Lee (66) i Mallorcas rrezikoi me një goditje me kokë por ishte Unai Simon që bëri një ndër pritjet më të mira në këtë ndeshje. 

Guruzeta (82’) u harrua i pamarkuar në zonë nga Mallorca por ishte përsëri portier serb që ia mohoi një gol të bukur. 

Muriqi do të dilte nga ndeshja në minutën e 86-të për t’u zëvendësuar Abdon Prats. Kosovari bëri një ndeshje të mirë në këtë ndeshje, ku përpos daljeve përpara disa herë ai ishte shumë i mirë edhe në detyra defansive, sidomos duke spastruar zonën nga ndërprerjet dhe goditjet standarde.

Nico Williams pati rastin më të mirë në minutën e dytë shtesë të ndeshjes për Bilbaon por përsëri priti portier serb. 

Në fund erdhi të përfundimi i ndeshjes dhe Mallorca fitoi pikën e parë këtë sezon në një stadium tepër të vështirë siç është ai i skuadrës baske Athletic Bilbao. 

Në ndeshjen e ardhshme të xhiros së dytë Bilbao luan kundër Valencias në shtëpi, kurse Mallorca do të këtë punë me Betisin në ishull.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img