4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Sociologu zbulon arsyet kryesore pse po ndahen çiftet në Kosovë

Sipas statistikave, rastet e divorceve në Kosovë vit pas viti po shtohen. Disa nga arsyet sipas sociologut, Jeton Brajshori, janë kushtet ekonomike, xhelozia e tepër, problemet shëndetësore.

Ai në RTV Dukagjini, ka thënë se tipi i martesave tradicionale tashmë në kohën moderne nuk funksionon.

“Shkaktarët janë të shumtë, janë shkaktarët ekonomikë, xhelozia e tepërt, problemet shëndetësore ato mendore. Te ne fatkeqësisht ka qenë tipi tradicional i martesave, janë martuar me shkojësit, me mësit. Këto janë shpërfaqur, çifti ka ra dakord që nuk kanë qenë për njëri-tjetrin, që të mos e prishin rahatinë”, ka thënë ai.

Disa nga arsyet e tjera, sipas tij janë martesat në moshë të re, që sipas tij nuk është e preferuar për shumë Arsye.

Brajshori tha se në moshë të re, çiftet nuk janë të pjekur sa duhet dhe nuk janë të gatshëm t’i përballojnë sfidat që vijnë si pasojë e martesës.

“Martesat e hershme, kur ne martohemi në moshë të re, nuk jemi të pjekur sa duhet. Nuk e dimë se çfarë sfida kemi, kur martohemi vijnë fëmijët, vijnë ngarkesat, vjen karriera e shohin që nuk mundin dhe mund të vijë te divorci”, ka thënë ai.

Brajshori theksoi se në ditët e sotme, gratë janë emancipuar dhe se tash burrat nuk e kanë në dorë fatin e tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img