12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Sopi: UÇK ka luftuar për çlirimin e vendit, forcat serbe kanë djegur civilë

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fatmir Sopi i cili po dëshmon në gjykimin ndaj Salih Mustafës në Hagë ka thënë se UÇK ka luftuar për çlirimin e vendit.

Ai ka rrëfyer për ofensivën e 7 dhe 18 prillit dhe ka thënë se në atë kohë në fshatrat e Gollakut ndodheshin mijëra njerëz të cilët forcat serbe i kishin shpërngulur me dhunë nga Prishtina, Podujeva e vende të tjera të Kosovës. Ngjarjet gjatë ofensivës ai i ka quajtur të tmerrshme dhe ka thënë se forcat serbe kanë djegur të gjallë fëmijë, pleq e gra të cilët ishin strehuar nëpër shtëpi.

Në ditën e parë të dëshmisë së tij në Hagë, prokurori Cezary Mihailzcuk e ka pyetur atë për rolin të cilin e ka pasur në këto ofensiva.

“Në prill të vitit 1999 kemi pasur dy ofensiva serbe, njëra ka qenë më 7 prill të vitit 1999 nga drejtimi i kufirit me Serbinë në fshati ne quajtur Prapashticë, forcat serbe kanë depërtuar në drejtim të pozicioneve ku gjendej batalioni i Prapashticës i Brigadës 153 dhe në 7 prill nga mesdita ka filluar konfrontimi me forcat serbe ku kam qenë pjesë edhe vet unë dhe komandanti i Brigadës Adem Shehu. Deri më 18 prill 1999. Në ato luftime unë nga shtabi i brigadës 153 kam kërkuar që të caktohem komandant i operacioneve të luftës në Prapashticë, detyrë të cilën e kam kërkuar vullnetarisht dhe më është lejuar nga shtabi i brigadës 153”, ka thënë Sopi.

Ai ka thënë se luftimet i ka mbajtur deri më 18 prill ku sipas tij në drejtim të Brigadës 153 dhe pozicioneve të saj ka filluar një ofensivë serbe nga të gjitha drejtimet.

“Në atë kohë në fshatrat e Gollakut ndodheshin me mijëra e mijëra njerëz të shpërngulur apo të zhvendosur me dhunë nga Prishtina, Podujeva dhe nga rajonet e tjera të Kosovës të cilët nga lufta ishin tërhequr dhe vendosur në Prishtinë, edhe ata persona i depërtojë në drejtim të Gollakut ushtria dhe policia serbe dhe për të cilët ne jemi kujdesur gjatë gjithë kohës. Ndërsa më 18 prill kur ka filluar ofensiva e përgjithshme prapë në ato beteja në ato luftime kemi qenë aktiv pothuajse të gjithë ushtarët e brigadës 153. Kjo ofensivë ka zgjatur katër ditë ku në mesin e ushtarëve tonë dhe në mesin e civilëve ka pasur shumë humbje, forcat serbe kanë garantuar me mjetet dhe teknologjinë që kanë poseduar nga të gjitha drejtimet, duke mos kursyer as civilët dhe as fëmijët, gratë dhe pleqtë, gjatë kësaj ofensive kanë ndodhur ngjarje të tmerrshme ku familje të tëra apo njerëz që kanë qenë në shtëpitë e tyre janë garantuar dhe janë djegur për së gjalli”, ka thënë ai.

Sopi ka thënë se forcat serbe kanë sulmuar civilët shqiptar, në mesin e tyre, fëmijë e pleq që ishin të strehuar në rajonin e Gollakut.

“Nëse një ushtar serb ka pasur një arsye që të vdes në Kosovë, ne ushtarët e UÇK-së i kemi pasur 100 arsye sepse ata kanë udhëhequr një luftë për të mbajtur Kosovën në pushtim ndërsa forcat tona kanë punuar dhe kanë luftëtar për çlirimin e vendit”, ka thënë ai.

Prokurori e ka pyetur Sopin edhe për Nazif Metollin dhe pseudonimin “Tabuti” për çka dëshmitari ka thënë se e ka dëgjuar emrin e tij por që i njëjti sipas tij nuk ka qenë pjesë e Brigadës 153.

Fatmir Sopi është dëshmitari i 11 i cili po dëgjohet në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës dhe seanca po zhvillohet e hapur për publikun.

Ai ka thënë se i ishte bashkuar UÇK-së që prej fillimeve të saj në vitin 1998 dhe ka kryer detyrën e organizatorit në rajonin e Gollakut ndërsa sot është kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prishtinë.

Gjykimi i cili ka filluar më 15 shtator 2021 është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ndërsa deri tani janë dëgjuar dhjetë dëshmitarë të mbrojtur të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Aktakuza ndaj Mustafës, i cili është i arrestuari i parë nga Specialja, është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.

Ai po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm, njofton kp

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img