15.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Sot mblidhet Kuvendi i thirrur nga Berisha, pritet votimi i një mocioni mosbesimi për shkarkimin e Bashës

Kjo fundjavë do jetë jetë shumë e nxehtë politikisht për shkak se partia më e madhe e opozitës ndodhet në një moment përçarje të thellë.

Sali Berisha ka njoftuar se ditën e shtunë në orën 10:00 të mëngjesit do të zhvillojë kuvendin kombëtar, por që kryetari i PD Lulzim Basha dhe PD zyrtare e quan miting.

Ndërkohë këto janë përgatitjet e fundit në stadiumin Air Albania ku të shtunën Berisha dhe mbështetësit e tij do provojnë të shkarkojnë Lulzim Bashën si kryetar dhe të bëjnë një statut të ri. Por mbrëmjen e së premtes Sali Berisha përmes një mesazhi në rrjetet sociale uli tonet, të diktuara ndoshta edhe nga paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara dhe ftoi Lulzim Bashën që t’i bashkohet aktivitetit dhe së bashku të rithemelojnë Partinë Demokratike.

Nga ana tjetër Lulzim Basha njoftoi se po të shtunën në të njëjtën orë që do zhvillohet aktiviteti në stadium, kryedemokrati do jete brenda selise së PD ku do të festojë 31 vjetorin e themelimit të partisë. /tch/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img