9.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Sot në Kosovë mbahet manifestimi “Së bashku për Hillary Clinton”

Kryetari i Shoqatës “Energy Plus”, Fatmir Muçolli, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, ka ardhur në Kosovë që të organizojë aktivitete në përkrahje të kandidates demokrate për president të SHBA-ve, Hillary Clinton. Ai organizon manifestimin “Së bashku për Hillary Clinton”, që do të mbahet sot në Prishtinë.
Muçolli beson shumë se Hillary Clinton do të jetë fituese në zgjedhjet presidenciale në SHBA, dhe për këtë ai thotë se nuk është i vetmi shqiptarë që e mendon kështu. Ai u ka bërë thirrje shqiptarëve në Amerikë që të tregojnë përkrahjen e tyre për zonjën Clinton.
Manifestimi “Së bashku për Hillary Clinton”, mbahet sot në sallën e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, organizuar nga Shoqata “Energy Plus” në bashkëpunim me grupin e artistëve vullnetarë “Dëshmorët e Kombit” nga Kastrioti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img