7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Sot shorti i Ligës së Kampionëve, gjithçka që duhet të dini

Shorti do të hidhet në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon të Zvicrës të premten më 17 mars. Ceremonia fillon në orën 12:00.

Kush është në shortin e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve?

Bayern Munich, Benfica, Chelsea, Inter, Manchester City, Milan, Napoli dhe Real Madrid janë tetë ekipet çerekfinaliste.

A mund të luajnë skuadrat nga i njëjti vend me njëra-tjetrën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve?

Po, është një short i hapur. Skuadrat nga i njëjti shtet tani mund të përballen me njëra tjetrën. Po ashtu, edhe ekipet që kanë qenë në të njëjtin grup mund të ndeshen së bashku në çerekfinale

Si funksionon shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve?

Tetë topa që përmbajnë emrat e çerekfinalistëve vendosen në një vazo të madhe dhe përzihen. Skuadra e parë e zgjedhur e luan ndeshjen e parë në shtëpi, kundër skuadrës së dytë. Procedura përsëritet me topat e mbetur në vazo për të përfunduar çiftet çerekfinale.

A hidhen sot shorti edhe për gjysmëfinalet e Champions League?

Po. Për shortin gjysmëfinal, katër topa që përmbajnë shkrimin “Fituesit e çerekfinales 1” deri “Fituesit e çerekfinales 4” vendosen në një vazo të madhe dhe përzihen. Topi i parë dhe i dytë i tërhequr përcaktojnë çiftin e parë gjysmëfinal, topi i parë i tërhequr përfaqëson ekipin vendas për ndeshjen e parë. Procedura përsëritet me topat e mbetur në vazo për të përfunduar çiftet gjysmëfinale.

Më pas do të bëhet një short i tretë për të përcaktuar ekipin ‘vendas’ në finale për arsye administrative.

Kur janë çerekfinalet?

Ndeshjet e para zhvillohen të martën më 11 dhe të mërkurën më 12 prill, ndërsa ato të kthimit më 18 dhe 19 prill. Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 9/10 dhe 16/17 maj, ndërsa finalja të shtunën më 10 qershor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img