13.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Sot takohen Erdogan dhe Putin në Rusi

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin pritet të takohen sot për herë të parë prejse marrëdhëniet në mes të dy shteteve janë përkeqësuar pas incidentit të vitit të kaluar kur një aeroplan rus u rrëzua nga ushtria turke.
Para takimit të sotëm në Shën Petersburg, Erdogani ka thënë se ai dëshiron rinisjen e marrëdhënieve me Rusinë nga një kënd i ri dhe rifillimin e bashkëpunimit në disa sektore.
“Një faqe e re do të hapet në lidhjet ruso-turke. Kjo faqe e re do të përfshijë ushtrinë, ekonominë dhe bashkëpunimin kulturor”, Erdogan ka thënë gjatë një interviste për agjencinë ruse të lajmeve, Tass.
Lidhjet bilaterale janë përkeqësuar kur Turqia e rrëzojë një aeroplan luftarak rus në kufirin e Sirinë, nëntorin e vitit të kaluar.
Rusia më pas kishte vendosur sanksione ndaj Turqisë duke iu ndaluar rusëve që të shkojnë edhe për turizëm në Turqi.
Ky takim mbahet derisa Turqia ka marrëdhënie të tendosura me perëndimit pas dështimit të një grusht shteti gjatë të cilit në Turqi u vranë 230 persona.
Turqia e akuzon perëndimin se tregohet më e shqetësuar rreth shtypjes së grusht shtetit se sa vet për puçin kundër regjimit të Erdoganit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img