4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Specialja: Kalimi i dosjes së rastit Gucati e Haradinaj tek trupi gjykues shtyhet për datën 16 korrik

Dhomat e Specializuara të Hagës kanë marrë vendim që kalimi i dosjes tek trupi gjykues i çështjes se Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt të shtyhet për datën 16 korrik.

Në njoftimin e Dhomave të Specializuara thuhet se seanca në këtë çështje, e caktuar për këtë të premte, më 25 qershor, shtyhet për datën 14 korrik 2021 në orën 15:00.

“Pas vendimit të sotshëm të panelit të Gjykatës së Apelit, gjykatësi i procedurës paraprake në çështjen Gucati & Haradinaj ka ndryshuar datën e mëparshme për kalimin e dosjes së çështjes tek trupi gjykues, në 16 korrik 2021″.

“Ai gjithashtu urdhëroi ZPS-në që të dorëzojë aktakuzën e korrigjuar deri më 5 korrik dhe Mbrojtjen që të dorëzojë dosjen paraprake (nëse dëshiron ta bëjë këtë) deri më 12 korrik. Gjithashtu, seanca në këtë çështje, e caktuar për këtë të premte, më 25 qershor, shtyhet për datën 14 korrik 2021 në orën 15:00”,thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img