6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Spitali i Gjakovës mban pastërtinë vetëm me ujë – pa materiale higjienike

Skadimi i kontratës së kompanisë SFK me spitalin e Gjakovës dhe vonesat në tenderin për pastrimin e hapësirave spitalore për Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) kanë bërë që spitali i Gjakovës të mirëmbahet vetëm me ujë. Aty po punojnë 54 veta, pa materiale higjienike dhe pa shpresën se dikush do t’i paguajë
Nga fundi i korrikut, për pastrimin e Spitalit të Gjakovës nuk është përdorur as edhe një detergjent. Kjo, pasi kompanisë e cila kishte tenderin për pastrimin e Spitalit i ka skaduar kontrata, kurse kompetencat për shpalljen e tenderit për spitalet regjionale kanë kaluar në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Përfaqësues të kompanisë SFK, që kishte tenderin për mirëmbajtjen e higjienës në këtë spital, kanë thënë se nga momenti i skadimit të kontratës, punëtorët e tyre kanë vazhduar të merren me mirëmbajtjen e spitalit.
Por, në kompani thonë se ata nuk dihet se kush do t’i paguajë. 54 punëtorë që merreshin me higjienën, kompania private i kishte bartur në menaxhimin e saj, kur shërbimi ishte privatizuar vite më parë.  /Zëri/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img