6.1 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Sportingu transferon pesëvjeçarin që vuan nga kanceri

Sportingu i Lisbonës ka bërë një prej marrëveshjeve më të mira në afatin kalimtar të verës – duke i ofruar një djaloshi pesëvjeçar që vuan nga kanceri një kontratë me klubin.

Skuadra portugeze ka njoftuar për transferimin e Franciscos, një tifozi të madh të Sportingut, nëpërmjet faqeve të saj në rrjetet sociale dhe firmosi madje edhe kontratë të vërtetë me 5-vjeçarin. Pas fotove të bëra, Francisco përcolli skuadrën drejt fushës në ndeshjen e parë të stinorit të ri – një miqësore parasezonale kundër Lyonit, si pjesë e gjestit bujar nga skuadra e elitës portugeze.
Të inspiruar nga beteja e guximshme e djaloshit kundër kancerit, krerët e Sportingut vendosën t’i japin Franciscos një tretman që normalisht rezervohet për futbollistët multimilionerë.
Presidenti i Sportingut, Bruno de Carvalho, që ka pozuar me djaloshin të cilit i është dhënë edhe fanella e klubit, ka thënë: “Ne kemi kënaqësinë që kemi transferuar Franciscon, detyra e të cilit është për të nisur topin e parë të ndeshjes së parë të stinorit. Ai është transferimi më i madh i natës. Ai është emër i madh që do t’u tregojë të gjithëve se çfarë vlere ka Sportingu. Klubi është 110 vjet i vjetër dhe me njerëzit si Francisco do të jetojmë lehtësisht edhe 110 vite tjera. Ëndrra është kompletuar kur Francisco i vogël udhëhoqi skuadrën para 30 mijë tifozëve dhe bëri rrugën drejt qendrës për të nisur ndeshjen”.
Transferimi i Franciscos te Sportingu është pritur mirë nga tifozët e klubit dhe ka bërë bujë nëpër botë.
Kjo dëshmon se me gjithë presionin e futbollit të nivelit të lartë, disa skuadra janë në gjendje të ndalen pak për ata që kanë nevojë./Koha Ditore

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img