8 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Stili i prerjes së flokëve që do t’i bëjë të duken flokët tuaja më të dendur në çast

Herën tjetër kur shkoni te floktari kërkoni t’jua rregullojë flokët në këtë stil praktik

Stili i flokëve në formë të germës U i ka çmendur përdorueset e Tik-Tokut, të cilat kanë telashe me flokë të hollë.

Nëse keni telashe me flokë të hollë, me siguri në banjën tuaj keni një arsenal produktesh të cilat i provoni.

Mirëpo, floktarët e Tik-Tokut propozojnë diçka tjetër – stilin e flokëve në formën e germës U, që u jep flokëve iluzion më të dendur, transmeton PrishtinaPress.

“Prerja në formën e germës U është shumë e popullarizuar për shumë kliente që kanë flokë të hollë. Anët e flokëve tuaj janë shumë më të holla në krahasim me pjesën e pasme, kështu që forma e germës U do ta eliminojë menjëherë atë dukje të zgjatur dhe do t’u jap një prerje të bukur pa shtresa”, ka shpjeguar floktarja Rachel Selt.

TikToker-ja @nothangtw postoi një video të flokëve të saj në formë U (me balluke si aksesor elegant) që mblodhi shumë shikime dhe komente entuziaste.

 

Gjatë prerjes, flokët ndahen në mes të kokës nga pjesa e përparme në pjesën e pasme të kokës, pastaj tërhiqen përpara nga çdo anë dhe majat priten anash. Do të duken bukur me balluke, shtresa më të gjata dhe flokë me shtresa.

 

Prerja e flokëve në formë U funksionon në të gjitha gjatësitë, teksturat dhe llojet e flokëve, duke përfshirë flokët kaçurrelë. /PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img