6.1 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Studentët e duan lirimin sa më të shpejtë të Ramush Haradinajt

Studentët janë mbolizuar që të kërkojnë drejtësi për lirimin nga të gjitha akuzat e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Unioni i Studentëve Pro Evropian USPE- Gjakovë, ka kërkuara që të pezullohen bisedimet me Serbinë, deri në momentin e lirimit të kreut të partisë opozitare, ku po mbahet në Francë për shkak të akuzave të ngritura nga Serbia.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të organizatës studentore nga Gjakova:

“Unioni i Studentëve Pro Evropian USPE- Gjakovë, si organizata më e madhe  në vend, shpreh shqetësimin e saj me rastin e arrestimit të burrështetasit të Kosovës, z. Ramush Haradinajt me urdhërarrest të Republikës së Serbisë.

Ajo çfarë konkretisht, kohëve të fundit është duke ju kanosur shtetit të Republikës së Kosovës është pikërisht integriteti dhe sovraniteti i vendit.

Haradinaj, jo vetëm që është një njeri kryeprotagonist i lirisë dhe një ideal njerëzor, që jo më kot diti ta shëmbëllejë dhe t’ia kthej formën e vërtetë dhe atë të kërkuar këtij vendi.

Këtu shihet qartë demaskimi i radhës i shtetit të Serbisë duke i përdorur të gjithë mekanizmat që i ka në dispozicion vetëm e vetëm që ta pengojë rrugën euroatlantike si dhe të krijojë barriera të larta për Republikën e Kosovës.

Arrestimi i Haradinajt, nuk është arrestim individual, por arrestim i tërë Kosovës. Me këtë ua bëjmë me dije qeverisë së Kosovës, respektivisht delegacionit negociues me Serbinë, që ta pezullojë dialogun e menjëhershëm si dhe t’i kërkohet edhe njëherë nga BE-a anulimin e të gjitha urdhërarresteve të lëshuara nga shteti serb.

USPE si organizatë pa anime politike do ta mbështetë çdo nismë demokratike deri në lirimin e heroit tonë, pra, të një lideri, siç është z. Haradinaj”./Prishtinapress.eu/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img